Thaçi: Janë spekulime paralajmërimet se shfuqizimi i Gjykatës Speciale paraqet rrezik për Kosovën

Thaçi: Janë spekulime paralajmërimet se shfuqizimi i Gjykatës Speciale paraqet rrezik për Kosovën

Kryetari, Hashim Thaçi i ka quajtur spekulime paralajmërimet e ambasadorëve, të cilët kanë thënë se lëvizja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Thaçi ka thënë me këtë rast  se shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci e sundim të ligjit. “Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta, ka shkruar ai. Nisma e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …