Rreth 9 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës do t’i marrin nga 134 euro shtesë për fundvit

Rreth 9 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës do t’i marrin nga 134 euro shtesë për fundvit

Afër 9 mijë pjesëtarë të Policisë do të përfitojnë nga 134 euro shtesë për këtë fundvit. Këto para ata do t’i marrin jo në emër të pagës por si shtesa që Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë për ta. Edhe pse me pagat e dhjetorit nuk u janë ndarë këto shtesa,  besohet se ato do të dalin në kontot e punonjësve të Policisë ditët e ardhshme. Këtë e konfirmoi për KosovaPress nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli. Sipas tij shtesa do të marrin të gjithë punonjësit, pra edhe ata civilë e jo vetëm personat e uniformuar. Shtesat janë të njëjta për të gjithë pavarësisht gradës. Javën që shkoi MPB ka ndarë më shumë se një milion euro shtesa për punonjësit e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …