Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Haradinaj: Iniciativa për Specialen është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çdo vendim që merr Kuvendi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog në Kuvend. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo iniciativë është legjitime dhe se qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje. Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës. Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot. Kryeministri ka theksuar se janë të interesuar që selia e Speciales të jetë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …