OVLUÇK-së ndau mirënjohje për pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

OVLUÇK-së ndau mirënjohje për pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në “Ditët e Veteranit” Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndau mirënjohje për pjesëtaret e UÇK-së për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupimi prej Serbisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve u tha se femra shqiptare historikisht ka qenë për krah burrave qysh në kohën e Ilirisë e deri në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Gucati, përkujtoi se dita e veteranit vjen nga kalendari i vitit 1991, ku komandanti Adem Jashari filloi përballjen me forcat policore dhe ushtarake serbe dhe nga këtu filloi rezistenca e armatosur dhe ushtarake e UÇK-së. Ai shtoi më tutje se në këtë ditë të veteranit është shumë me rëndësi që t’i kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit tonë të shenjët, Kosovës, pra sot shënohet dita e veteranit të Kosovës, ditë e njerëzve më meritor për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mirënjohje për kontributin e dhënë iu nda edhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …