Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dha certifikatën e parë për vitin 2018-të

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Administratën e Përgjithshme, Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, ku është takuar me shërbyes civilë dhe me qytetarë, të cilët ishin duke u pajisur me dokumente të gjendjes civile. Kryetari Jashari është informuar me punën e përgjithshme, përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve si dhe  për nevoja të ndryshme të qytetarëve, Kryetari u dha mbështetje punëtorëve, duke kërkuar nga ata që t’u shërbejnë në mënyrën më të mirë qytetarëve të cilët u drejtohen sporteleve të Komunës. Më këtë rast Kryetari i Komunës së Skenderajt lëshoi edhe certifikatën e parë për vitin 2018. Ndër të tjera Jashari tha, “Qëllimi i kësaj vizite në Administratë  është, sepse këtu është frekuentimi më i madh i qytetarëve, dhe po ashtu që t’u jap mbështetje dhe inkurajim që të punojmë bashkë për të mirën e Skenderajt dhe qytetarëve. Në fund Jashari ju dëshiroj një punë të mbarë dhe të palodhshme të gjithë punëtorëve që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …