Demokracia Studentore: Fajtor për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi është MASHT-i dhe Qeveria

Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës: Nuk po mundësohet praktika profesionale të studentëve

​Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për mos ndarjen e bursave për studentët ekselent të universiteteve publike nga ana e MASHT-it për vitin 2017. UPSK ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të ndaj bursat për studentë edhe për vitin 2017.

“Po ashtu ne si Organizatë Studentore kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mundësojnë praktiken profesionale për studentët në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo do të ndikonte në përmasimin e cilësisë në arsim dhe do t’i kontribuoj aftësimit profesional të studentëve për tregun e punës. Që nga shtatori i vitit të kaluar nuk po respektohen disa memorandume të nënshkruara nga Universiteti i Prishtinës dhe disa Ministri, ku studentëve iu është mundësuar praktika profesionale në Ministri, apo agjencione tjera shtetërore”, thuhet në një reagim të Unionit.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …