Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë. Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave. Kryetari Ahmeti dhe Komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …