Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit, por ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë. Në një prononcim për KosovaPress, nga zyra e të parit të shtetit ka bërë të ditur se Thaçi nuk e ka konfirmuar se a do të marrë pjesë përkundër asaj që ai është i pajisur me vizë amerikane.
“Edhe këtë vit presidenti Thaçi ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Ai është i pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, kanë thënë zyrtarë nga Zyra e Presidentit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
