Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor, masa këto që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik. Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, u dakordua që Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe shoqatën e prodhuesve të miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të ndihmoj të gjithë prodhuesit vendorë përmes masave lehtësuese, dhe heqjes sa barrierave të panevojshme të cilat do të ndikojnë në efektivitetin e bizneseve dhe rritjen e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …