Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, shtyhet për javën tjetër

Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për premten, është shtyrë për të hënën e ardhshme. Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, me propozimin e Kryetarit të Komunës, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme. Në këtë mbledhje të parë, është dashur të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, por për gati dy orë, grupet politike, që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, nuk kishin arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit, dhe gjatë kësaj kohe, vazhdimisht kanë lëvizur herë brenda e herë jashtë sallës së kuvendit. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën. Kuvendi i Komunës së Malishevës, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: NISMA ka 11 anëtarë, PDK, ka 9 anëtarë, LDK ka 6 anëtarë, LVV ka 4 anëtarë dhe AAK 1 anëtar. Mbledhja e KK të Malishevës, do të vazhdoj punimet të hënën me 15 janar 2018, duke filluar në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …