Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim: Sistemi i drejtësisë në vend është në gjendje të rëndë

Lëvizja për Bashkim ka reaguar sot me anë të një komunikate lidhur me siq thuhet zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë. Sipas Lëvizjes për Bashkim është shumë shqetësues fakti për një shtet kur çështjet e drejtësisë, përkatësisht rastet që do të duhej të trajtoheshin nga organet gjyqësore të bëhen pjesa më interesante e debatit publik; rastet të cilat do të duhej të merrnin zgjidhje nga organet gjyqësore të jenë pjesë e interpretimeve publike; dëshmitë apo informatat të cilat do të duhej të deponoheshin në prokurori e të shpaloseshin gjatë proceseve gjyqësore të postohen nëpër rrjete sociale e të bëhen pjesë e lajmeve ditore.

“Ne, si Lëvizje për Bashkim, konsiderojmë se kjo situatë është rezultat, ndër të tjera, i mungesës së pavarësisë së sistemit të drejtësisë në vend, korrupsionit dhe mungesës së integritetit profesional të zyrtarëve të caktuar në sistemin e drejtësisë. Këto të meta të këtij sistemi shprehen përmes formave të ndryshme të veprimit apo mosveprimit të këtyre zyrtarëve. Është paradoksal dhe i papranueshëm fakti që zyrtarë policorë të rrahin publikisht, në mes të ditës, në mes të qytetit një qytetar dhe të mos ndërmerren masa ndaj tyre. Është degradim i jashtëzakonshëm që figura publike të deklarojnë publikisht se e dinë se kush është vrasës dhe se nuk do të bashkëpunojnë me sistemin e drejtësisë, ndërsa ky sistem të rrijë duarkryq. Është e papranueshme që nga dhomat, të konsideruara si më të sigurtat në polici, të vidhen dëshmitë, dhe shumë skandale të tjera të tilla”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …