Prokuroria e Shtetit

Prokuroria ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me deklarimet e Shkumbin Mehmetit, por ai nuk e ka pranuar “pazarin””

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime konkrete duke u bazuar në deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmetit. E vërteta është se, ai përmes policisë ka pohuar se kërkon të jap informacione lidhur me disa vrasje. Menjëherë, Prokuroria e ka autorizuar policinë që ta marrë në pyetje,të dënuarin, mirëpo ai policisë ia ka kushtëzuar dëshminë, duke kërkuar që Prokuroria, paraprakisht të ndikojë në prishjen e aktgjykimit të plotfuqishëm, me të cilin është dënuar me burg prej 30 vjetësh. Meqenëse, ai ka pasur kontakte me hetues policor, përmes tyre, është  informuar se Prokuroria nuk mund të prish aktgjykimin e plotfuqishëm, por, nëse është i gatshëm të dëshmojë, si Prokurori, në kuadër të autorizimeve, do ta përkrahnim kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, nëse dëshmia e tij do të ndihmonte në zbulimin dhe ndjekjen e vrasjeve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë, e cila nuk ushtron dot autoritet mbi nje deshmitar te mbrojtur te EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …