leoni

Bujar Bukoshi: Përpjekja për ta kriminalizuar luftën e UÇK-së, përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës deri tani ka ndarë 90 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit jashtë vendit

Nga buxheti i Kosovës deri tani janë ndarë 90 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit. Bëhet e ditur se për shërimin e tij janë ndarë tri herë nga 30 mijë euro, dy herë gjatë kohës kur qeveria drejtohej nga kryeministri, Isa Mustafa dhe njëherë nga Qeveria e drejtuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ndarja e shumave të tilla të mëdha është kritikuar shumë herë nga shoqëria civile e cila ka akuzuar atë si njërin nga përgjegjësit e shkatërrimit të shëndetësisë në vend. Të përkujtojmë se në deklarimin e pasurisë, Bujar Bukoshi ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 720 mijë euro. Vetëm shtëpia e tij në Prishtinë kap vlerën prej 400 mijë euro. Po ashtu ai posedon edhe banesë 72 metra katrorë në vlerë 60 mijë euro në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …