Rrahim Morina u zgjodh kryesues i KK të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, mbledhje në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili mori 17 nga 31 votat e mundshme në kuvend.

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa tha se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë dhe uroj që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …