Ulsi Manja: Kushtetutëbërësi ka parashikuar mekanizmat zhbllokues në rast të një bllokimi politik

Ulsi Manja: Kushtetutëbërësi ka parashikuar mekanizmat zhbllokues në rast të një bllokimi politik

Shumica parlamentare në Shqipëri refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës. “Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutës që kemi miratuar me vullnet të plotë me 140 vota”, tha Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve. Socialistët nuk duken të shqetësuar nëse ky refuzim i tyre mund të bëhet shkak për mospjesëmarrjen e opozitës në nënkomisionin ad-hoc që i cili nga e marta do të merret me ngritjen e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit. “Kushtetutëbërësi ka parashikuar mekanizmat zhbllokues në rast të një bllokimi politik. Nënkomisioni Ad Hoc mund të vazhdojë punën për ngritjen e këshillave dhe në finale vendimmarrja i takon seancës plenare”, tha Manja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …