Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosh: Vuçiq po derdh lot krokodili për Ivanoviqin

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme të krijojë rregulla të reja në veri të vendit. Ai ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ‘po derdh lot krokodili’ për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton lajmi.net. “Oliveri është i vdekur, i vetmi njeri i cili guxoi të sfidojë sistemin njëpartiak që është instaluar përmes Vuçiqit dhe Listës Serbe”, ka thënë ish-ambasadori Bosh. Ai ka shprehur shpresat se FBI do të ndihmojë për të ndriçuar këtë vrasje.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …