Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe asaj të Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe Nënkryetarin Mazllum Qajani.

Në takim u diskutua për vazhdimin e formave të bashkëpunimit mes dy komunave, ndërsa përfaqësuesit nga Hani i Elezit i uruan Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra zgjedhjen e tij si Nënkryetar Komune. Gjatë këtij takimi u rikonfirmua edhe njëherë bashkëpunimi mes dy komunave në ngritjen e mirëqenies qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkë në mbështetje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Në tryezën e organizuar nga Qendra për Punë Sociale në Rahovec dhe OSBE-ja, sot, mori …