Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj: Kosova i ka përmbushur masat e parapara në kuadër të MSA-së

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj: Kosova i ka përmbushur masat e parapara në kuadër të MSA-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është takuar me shefin e Zyrës Belge në Prishtinë Jean-Louis Servais, thuhet në një komunikatë të MPB-së. Gjatë këtij takimi është biseduar për veprimet e ndërmarra në procesin integrues të Kosovës. Sefaj ka thënë së Kosova ka shënuar progres në këto aspekte në theks të veçantë për zbatimin e MSA-së.  Ndërsa Jean-Louis Servais, u zotua së shteti i tij do ta përkrah vendin tonë në avancimin e agjendës evropiane. Në fund ministri i Brendshëm e falënderoi shefin e Zyrës Belge për mbështetjen e ofruar Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …