MINISTRI LEKAJ DHE KRYETARI ELEZAJ BISEDOJNË PËR PROJEKTET E KLINËS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, më të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Klinës. Ministri Lekaj, i ka premtuar kryetarit Elezaj, se bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore, projektet e Klinës do të mbështeten, sikurse edhe projektet e të gjitha komunave tjera. Në anën tjetër kryetari Elezaj, e ka falënderuar ministrin Lekaj, për mbështetjen e ofruar dhe e ka njoftuar atë mbi projektet që ai synon ti realizojë gjatë këtij viti në komunën e Klinës.

Lekaj dhe Elezaj janë dokorduar se projektet e nisura duhet të përfundohen brenda afateve dhe se çdo projekt me rëndësi vitale për qytetarët duhet trajtuar me prioritet.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …