Rrustem Berisha

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha vizitoi komunën e Prishtinës

Sot në ambientet e Komunës së Prishtinës, ministri i Forcës e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit në një takim pune nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim ministri Berisha e ka uruar kryetarin Ahmeti, për rizgjedhjen në krye të Komunës së Prishtinës. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës z. Ahmeti, shprehu kënaqësinë për vizitën e ministrit Berisha dhe vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin në mes MFSK-së, përkatësisht FSK-së, me Komunën e Prishtinës. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i punëve lidhur me iniciativën e ministrit Rrustem Berisha për ndërtimin e Obeliskut, për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999.    Kjo iniciativë i është paraqitur Qeverisë së Kosovës nga ministri FSK-së,  Rrustem Berisha, e cila e ka nxjerrë vendimin për ndërtimin e Obeliskut më 27.12.2017.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …