Kryetari Elezaj premton mbështetje për lojtarët e KF Dukagjini

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, kanë vizituar lojtarët e KF Dukagjini të Klinës, të cilët kanë nisur stërvitjet për sezonin e dytë të garave në Ligën e Parë të Kosovës. Më këtë rast, kryetari Elezaj ka premtuar mbështetje institucionale për lojtarët klinas të cilët kanë synim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. “Pushteti lokal do të ofroj mbështetje për ju në mënyrë që sa me mirë të përfaqësoni Klinën”, ka thënë Elezaj. Ai premtoi mbështetje edhe për klubet tjera të Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …