Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që e ka mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e Kosovës me qeverinë gjermane, në lidhje me përmirësimin e Ngrohtores së qytetit të Prishtinës.  Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës, raporton lajmi.net Arsyetimi i kësaj marrëveshje është bërë nga ministri i Financave, Bedri Hamza. Ai ka thënë se kjo vetëm është një vazhdim i raporteve të mira të qeverisë së Kosovës me Gjermaninë. “Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i rrjetit ekzistues edhe për pjesët e tjera të Prishtinës. Fondi është 10 milionë euro, dhe i gjithi është grant nga qeveria gjermane”, ka thënë Hamza në mbledhjen e qeverisë. Në mëngjes, Haradinaj deklaroi se kjo marrëveshje ndikon edhe në uljen e ndotjes së ajrit. Lagjet që janë raportuar si të parat që do të hyjnë në furnizimin me ngrohje nga Termokosi janë Kalabria dhe Mati 1. Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos edhe për financimin e projektit për furnizim me ujë në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …