Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mbështetë nismën për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mbështetë nismën për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur Anton Çetta. Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agata dhe Donika, kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre ku u dha mbështetje të plotë. Kryekuvendari tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre. Këshilli organizativ e falënderoi kryeparlamentarin Kadri Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria po hyn në fazë të re bashkëpunimi strategjik me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në Tirana Economic Forum , një aktivitet që …