Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Kryetari Hashim Thaçi vazhdon të shpresoj se brenda këtij viti do të arrij marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Kryetari, Hashim Thaçi vazhdon të shpresoj se brenda këtij viti do të arrij marrëveshje përfundimtare me Serbinë, me që sipas tij, humbja e këtij momentumi do të thoshte edhe shumë vjet mbetje peng e njëri-tjetrit në kontekst të të ardhmes evropiane. Ai ka shtuar më tutje se dialogu nuk është i lehtë por është i domosdoshëm. Kryetari, Hashim Thaçi ka theksuar se çdo takim me Aleksander Vuçiq është i vështirë. Është ballafaques, me mospajtime të shumta, por me vullnet të mirë për zgjidhjen e atyre cështjeve që kanë mbetur të hapura. Kushdo që mendon se problemet me Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës – gabohet. Kryeari, Hashim Thaçi ka theksuar më tutje se ata që mendojnë se Kosova nuk duhet të dialogohet me Serbinë janë naivë. Kosova nuk ka pasur vetëm miq dhe partnerë në shtet bërje por ka pasur pengesa, kundërshti, për të mos thënë armiqësi, ka përkujtuar, kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …