‘Blic’: Beogradit po i bëhet presion për të pranuar vendimin e Kushtetueses

Mediet serbe kanë nisur spekulimet e tyre mbi
epilogun e takimit të sotëm në Bruksel midis kryeministrave të Kosovës dhe
Serbisë. Sipas të përditshmes serbe ‘Blic’, përfaqësuesit e BE-së do të bëjnë përpjekje
që të bindin Beogradin për të pranuar
vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave
serbe. Fillimisht, zyrtarët e Qeverisë serbe kishin reaguar ndaj vendimit të
Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se nuk do të pranojnë asnjë rinegocim të saj,
por zbatimin e asaj çka është arritur në marrëveshjen e 25 gushtit. ‘Blic’
shkruan se përfaqësuesit evropianë do të përpiqen që të bindin Beogradin t’i pranojë
vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Marrëveshjen për
Asociacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …