Investohet në lagjen e Epërme dhe në pjesë tjera të qytetit të Rahovecit

Gjatë ditës së mërkurë, operatori ekonomik i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit me kërkesë të Përparim Krasniqi, drejtorit i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka filluar punimet në lagjen e Epërme në qytetin e Rahovecit për vënien në funksion dhe rregullimin e një trafo të energjisë elektrike dhe infrastruktura e nevojshme, si vendosja e gypave të betonit në kanalin e hapur, për të krijuar kushte për vendosjen e trafosë nga ana e KEDS-it. Punimet për evitimin e problemeve me kanalizim fekal kanë vazhduar në rrugën që përshkon aksin rrugorë nga qyteti i Rahoveci me fshatin Drenoc, ku është bërë lidhja e kanalizimit fekal, në pjesën ku ka qenë e pa rregulluar dhe pas këtij intervenimi, tani e tutje nuk do të ketë më probleme me kanalizim për banorët të cilët kanë pasur probleme deri me tani.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …