Zëvendëskryeministri Hoxha: Mosnjohja nga pesë vendet e BE-së, sfidon agjendën e Kosovës

Zëvendëskryeministri Hoxha: Mosnjohja nga pesë vendet e BE-së, sfidon agjendën e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian për 10-vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat që e shoqëruan shtetndërtimin e vendit tonë. Hoxhaj ka thënë se është e paimagjinueshme që në vigjilje të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ende janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka thënë se agjenda kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, është agjendë e Rusisë, dhe sipas tij është absurde që në vitin 2018, shtetet e BE-së të mos kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket Kosovës. Më tutje Hoxhaj ka folur edhe në lidhje me kontekstin rajonal dhe pozitën e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka rastisur të jetë fqinje me Serbinë, gjë që i ka vështirësuar shumë procese integruese. “Me mbështetjen e Rusisë, Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe në shumë organizata të tjera. Përveç bllokadave në planin ndërkombëtar, është dëshmuar shumë herë se si Serbia gjithmonë ka gjetur një mënyrë për ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, me qëllim që të shkaktojë destabilitet brenda për brenda vendit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …