Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe kryetari i komunës Çair në Shkup organizojnë përurimin e librit, “Kundër Harresës, Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999” i autores, Fetnete Ramosaj. Përurimi do të mbahet më 14 shkurt 2018 (ditën e mërkurë) në orën 12.00, në sallën solemne të komunës së Çairit në Shkup. Me këtë aktivitet kulturor shënohet edhe 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
