Financial Times: Plani i Thaçit dhe i Vuçiqit për kufijtë meriton mbështetje të kujdesshme

Bashkimi Evropian ende nuk ka një datë së kur do të vazhdojë dialogu në mes Kosoovës dhe Serbisë

Përderisa deklarimet publike po vazhdojnë se Kosova dhe Serbia janë të interesuara për vazhdimin e dialogut, ende nuk ka ndonjë datë se kur do të vazhdojë. Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve është kërkuar edhe nga Strategjia për Zgjerim e BE-së. Por deri më tani sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ende s’dihet se kur do të vazhdojë dialogu. Sipas saj, kontakte ka pasur por ende nuk është arritur akordi për ndonjë datë konkrete. “Kontaktet janë në zhvillim e sipër. Deri më tani nuk ka asgjë për tu konfirmuar, por siç e dini të dyja palët kanë konfirmuar angazhimin për dialog”, ka thënë Kocijançiq. BE-ja vazhdimisht ka theksuar se pa marrëveshje Kosovë-Serbi, rruga e dy vendeve drejt Evropës do të jetë e pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …