Kryekuvendari Veseli: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike

Kryekuvendari Veseli: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Gjatë hapjes së seancës solemne për nder të vizitës së kryetarit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, kryeparlamentari Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës “Vizita e Presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurtë dhe më e fuqishme në rrugën e saj evro-atlantike”, tha kryeparlamentari Veseli. Ai theksoi se adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …