Partia FJALA

Partia FJALA konsideron se largimi i flamurit kombëtar në Prishtinë është dobësi e pushtetit aktual

Partia FJALA konsideron se largimi i flamurit kombëtar në Prishtinë është dobësi dhe mjerim i pushtetit aktual qeverisës. Është dobësi ngase për interesa të ulëta politike dhe personale ofendohet identiteti i shumicës shqiptare të Kosovës. Kjo vepër është e ngjashme me veprën e regjimit të Serbisë që para disa viteve largoi nga qendra e Preshevës lapidarin e dëshmorëve shqiptarë të UÇPMB-së. Është e mjerë sepse ky pushtet nuk guxon as të mendojë e lërë më ta largojë  flamurin e Serbisë i cili valëvitet lirshëm në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Këtë situatë e bën edhe më të rëndë fakti se pushteti aktual qeverisës në Kosovë përbëhet nga partitë që thirren në emër të UÇK-së, PDK-AAK dhe Nisma. FJALA i bën thirrje pushtetit qeverisës që mos të luajë me ndjenjat tona kombëtare dhe ta respektojë flamurin tonë kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare …