Serbia në fund të negociatave me BE-në do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën

Ambasadori i Serbisë, në Ankara të Turqisë, Danilo Vuçetiq, gjatë një interviste për gazetën “Zaman”  ka thënë se në fund të procesit të negociatave me BE-në, Serbia do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën. “BE-ja dëshiron që Serbia të njohë Kosovën si një pjesë e procesit të anëtarësimit në BE”. Vuçetiq ka kritikuar marrëveshjen e Brukselit, dhe se ka përsëritur qëndrimin e Presidentit serb Tomislav Nikoliç, i cili ka thënë se “Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe se ne duhet të jemi gati”. Ai ndër të tjera, ka thënë se kërkesa e BE-së për Serbinë me Kosovën të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mund të interpretohet thjesht “si një përpjekje nga ana e BE-së për të detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …