Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama merr letër urimi nga shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama merr letër urimi nga shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi, nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.  Në letër, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, shprehet. ,,Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më lejoni që në emrin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të sinqerta e të përzemërta.

Ky përvjetor, shënon një datë jubilare jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Në këto dhjetë vite, jo vetëm janë hedhur themelet e forta të shtetit të Kosovës, por hapat e bëra për konsolidimin dhe integrimin e këtij shteti në strukturat Euro-Atlantike janë të konsiderueshme”. Më tej, gjenerali Bardhyl Kollçaku, shkruan: ,,Pjesë e rëndësishme dhe vitale e shtetit të Kosovës është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila me shërbimin e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka arritur të krijojë besimin dhe krenari brenda vendit, ndërkohë që gëzon mbështetje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje”.

Në fund, shefi i Shtabit të FA të Republikës së Shqipërisë, gjenerali Kollçaku shkruan: “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vlerësojnë jashtëzakonisht shumë rolin dhe kontributin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në drejtim të forcimit të stabilitetit në rajon. FARSH do të vijojnë mbështetjen për FSK transformimin dhe integrimin sa më të shpejtë në strukturat Euro-Atlantike të sigurisë, si dhe të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme ushtarake”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …