Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert S. Karem.
“Festën e dekadës së parë të pavarësisë sonë na e madhështuan miqtë tanë amerikanë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në periudhat më të vështira të saj, duke i dhënë në vazhdimësi shpresë dhe siguri. Kënaqësi ta prisja Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjës së ShBA-së për çështje të Sigurisë Ndërkombëtare Robert S. Karem, me të cilin biseduam për marrëdhëniet bilaterale në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së dhe për sfidat e sigurisë në rrafshin global. Lidhja e Kosovës me ShBA-në në fushë të sigurisë është e përhershme”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
