Në krye të qeverisë kemi një kryeministër i cili i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës

Deputetja nga radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është cituar të ketë deklaruar  se vendimin për bojkot të komisioneve parlamentare, opozita e bashkuar e ka marrë qysh shtatorin e vitit të kaluar, dhe tash për tash nuk e kanë ndërmend të ndryshojë këtë vendim. “Natyrisht që situata do të vazhdojë njësoj për shkak se nuk kanë ndryshuar rrethanat në vend, pra ende kemi në fuqi marrëveshjet e dëmshme për Republikën dhe territorin dhe ende e kemi në krye të qeverisë një kryeministër i cili i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë, deputetja Albulenë  Haxhiu, duke shpjeguar edhe me këtë rast se shkaku i  bojkotimit të komisioneve  parlamentare nga partitë e opozitës ka të bëjnë me mosndryshimin e Qeverisë karshi kërkesave të opozitës. Kohëve të fundit partitë e koalicionit qeveritar PDK-LDK, duke parë se kanë stagnura punimet e Kuvendit, i kanë bërë sërish thirrje opozitës  që marrin pjesë në mbledhje të Komisioneve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …