Kryetari Jashari nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrin Lekaj për financimin e projekteve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve infrastrukturore, marrëveshje kjo që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Skenderajt dhe shumë e rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve Kryetari i Skenderajt, Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj, dhe theksoi se kjo mbështetje nga ministria e infrastrukturës ka rëndësi të madhe për Skenderajn dhe qytetarët tanë, të cilët janë edhe përfitues të këtyre projekteve, po ashtu theksoi se marrëveshja e nënshkruar, është një nisje e mirë drejtë realizimit të projekteve të Skenderajt.

Ministri Lekaj, theksoi  “Ndihem mirë që jam në Drenicë, pasi që Drenica është simbol i rezistencës, dhe është rreshtuar drejtë në historinë e lavdishme të popullit shqiptar, prandaj është ndjenjë e mirë që sot jemi te kryetari i Skenderajt, dhe që arritëm ta nënshkruajmë një memorandum mirëkuptimi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …