Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš heq dyshimet për ç’njohjen Kosovës, uron Haradinajn

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš heq dyshimet për tërheqjen e njohjes së Kosovës, uron Haradinajn

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës, pavarësisht se në këtë vend ka nisur peticione për tërheqje të njohës së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri çek i ka dërguar një urim kryeministrit Ramush Haradinaj me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen e Çekisë për Kosovën.

“Më lejoni t’iu sigurojë që, sikurse ka qenë edhe në dhjetë vitet e kaluara, Republika e Çekisë do të vazhdojë të ju mbështesë në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë të punojmë me sukses së bashku për promovimin e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet që do të vijnë”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij kryeministri i Çekisë dërguar Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …