Rreth 600 studentë do të jenë përfitues të punës
në cilësinë e praktikantëve në Ministrinë e Financave. Kjo u bë e mundur pas nënshkrimit
të një memorandumi midis kësaj Ministrie dhe Universitetit të Prishtinës. E veçanta
e këtij memorandumi është se studentët do të paguhen për punën praktike që e bëjnë
në këtë dikaster. Ministri, Avdullah Hoti, ka thënë se ministria e tij do të bëjë
kontratë pune për tre muaj për secilin prej të angazhuarve. Praktikantët do të
zgjidhen nga nota
mesatare që kanë e ministria do t’i pranojë në formë liste nga Rektorati.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …