leoni

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Kryesia mori vendim që në seancën e nesërme të shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi

Është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku edhe është proceduar në seancë marrëveshja për kufirin me Malin e Zi.  Në sallë ishin  të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare përveç Listës Serbe. Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj ka arritur marrëveshje me Listën Serbe për të votuar pro Demarkacionit, ndërkohe ende nuk dihet sigurt nëse koalicioni qeverisës ka siguruar votat e mjaftueshme të deputetëve për ta kaluar këtë marrëveshje. Kryesia mori vendim që në  seancën e nesërme prej orës 11:00 të shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me marrëveshjen e fundit të arritur mes kryetarëve të shteteve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …