Shpallet Qeveria e re në Maqedoni

Me ndihmën e BDI-së, që po shërben
si patericë e VMRO-së, Kuvendi i Maqedonisë dje votoi me 72 vota për Qeverinë e
re teknike, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri, Emil Dimitriev. Në fjalën
e tij para deputetëve, Dimitriev theksoi se roli i tij do të jetë që t’i
organizojë zgjedhjet e radhës në Maqedoni. “
Qeveria e re që do ta udhëheq do të mënjanoj të gjitha
dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllimi jonë është zgjedhje të lira dhe
demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë”, është shprehur kryeministri i
sapo-emëruar, Emil Dimitriev. Në përbërjen e kësaj Qeverie të përkohshme do të
jenë këta ministra shqiptarë: Adnan Jashari në krye të Ministrisë së Drejtësisë,
Bekim Neziri ministër i Ekonomisë, Abdilaqim Ademi do të drejtojë ministrinë e
Arsimit, Lirim Shabani ministër i Pushtetit Lokal si dhe Nurhan Izairi që do të
jetë ministër i Mjedisit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …