Komuna e Kaçanikut dhe Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Rektori i Universitetit “Kadri zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi dhe përcaktimi i fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të lartpërmendura. Në kuadër të marrëveshjes, do të përkrahen studentët duke u ofruar hapësirë për mbajtje të praktikës nëpër drejtoritë komunale, përkrahja me bursa studentore, zhvillimin e programeve hulumtuese dhe projektet kërkimore dhe shkencore në interes të të dy institucioneve etj. Kryetari Ilazi tha kjo marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve dhe hapave që po ndërmerr komuna e Kaçanikut në kuadër të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë në arsim në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …