leoni

Deputetja e Vetëvendosje, Besa Baftiu: Ambasadori Delavie me qëndrime kundërthënëse rreth demarkacionit

Deputetja e Vetëvendosje, Besa Baftiu: Ambasadori Delavie me qëndrime kundërthënëse rreth demarkacionit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu e ka kritikuar ambasadorin e SHBA-ve Greg Delaëie, pas deklarimeve të tij së marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është marrëveshje e drejtë dhe në anën tjetër i fton deputetët që të bëjnë kompromis që ta votojnë atë.

“Ambasadori Greg Delawie në një deklaratë të tij, në një anë thotë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është marrëveshje e drejtë dhe e saktë, e në anën tjetër fton deputetët të. Këto qëndrime të ambasadorit janë në kundërthënie njëra me tjetrën sepse nëse marrëveshja është e drejtë, atëherë pse u dashka të bëjmë kompromise që të votojmë një marrëveshje që i falë mbi 8000 hektarë tokë Malit të Zi”, ka shkruar ajo në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare …