Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë, Greg
Delawie, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe
përgatitjet për fillimin e sesionit të ri në Kuvend. Siç nënvizohet në kumtesën
e Kuvendit, ambasadori amerikan përsëriti mbështetjen e tij për vazhdimin e punës
së Kuvendit në përputhje me funksionet e tij kushtetuese në shërbim të të gjithë
qytetarëve të vendit. Ndërkaq, kryekuvendari, Veseli, theksoi nevojën e kthimit
të dialogut në Kuvend ndërmjet të gjitha palëve, si mënyra e vetme për
kapërcimin e mospajtimeve që kanë përshkuar tash e disa muaj raportet midis
subjekteve politike. Të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendje se duhet të hiqet
dorë nga përdorimi i mjeteve jodemokratike dhe të dhunshme në Kuvend, duke iu
kthyer respektimit të dispozitat ligjore dhe kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …