Rektorët universiteteve publike: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë

Rektorët universiteteve publike: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë

Konferenca e rektorëve të universiteteve publike në Kosovë, kanë reaguar pas marrjes së vendimit për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë, të cilin vendim e quajnë goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë  në Arsimin e Lartë, duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës. Por, ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherit, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces”, thuhet në komunikatën e rektorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …