Nderohen Dëshmorët në shënim të 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”

Aktivitetet e Komunës së Hanit të Elezit për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë vazhduar edhe të martën. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Ekzekutivit të Komunës së Hanit të Elezit fillimisht kanë bërë homazhe për dëshmorët e Hanit të Elezit në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik. Për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe, kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit, përfshirë këtu ish ushtarë të UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ata më këtë rast vendosën lule dhe u përkulën para veprës dhe sakrificës të familjes Jashari. Në shënimin e përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit vizituan edhe familjen Jashari, ku ata i priti Rifat Jashari. Me këtë rast në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit Kryetari i Komunës Rufki Suma shprehu respektin e lartë të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …