leoni

Kryetari Jashari pas akademive përkujtimore të organizuara në Tiranë dhe Prishtinë ishte edhe në akademinë përkujtimore në Shkup

“Pas Tiranës e Prishtinës, të mërkurën, edhe në Shkup u organizua Akademi solemne kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që në mënyrë zyrtare shprehet përkushtimi institucional për këto ditë të lavdisë nacionale.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, tha në një postim se, ishte i nderuar të marr pjesë me Lulzimin dhe Ramizin në këtë akademi që vijon traditën më të mirë të respektit ndaj figurave të historisë.

Kombi shqiptar, çdo herë ka ditur të bashkohet dhe dëshmoi unitet në momentet historike, prandaj, qenia jonë është e gjithëkohshme, krahas kombeve me vetëdije të fuqishme nacionale përbashkuese.

Lavdi jetës e veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …