Brickos

Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj uron 8 Marsin, bën thirrje për barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar për 8 Mars, ditën botërore të gruas. Kreu i ekzekutivit u shpreh se një shoqëri pa barazi gjinore është e mangët.

“Nuk jemi lindur të njëjtë, por të gjithë duhet të kemi të drejta të barabarta në jetë. Gratë kanë kaluar nëpër pengesa të shumta gjatë gjithë historisë, por fuqia e tyre është për admirim. Roli i gruas, në të gjitha fushat e jetës, është i pazëvendësueshëm. Një shoqëri pa barazi gjinore është e mangët dhe zhvillimi i vendit pa pjesëmarrjen e gruas është i pamundshëm. T’i njohim të drejtat sociale, politike, fetare e kulturore të grave, rëndësinë e potencialin e tyre dhe t’i motivojmë e ndihmojmë duke u siguruar mundësi të barabarta që ta përmbushin vizionin e tyre të suksesit. Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …