Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Rikonfirmoj zotimet e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit në vend

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Rikonfirmoj zotimet e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit në vend

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar zotimin e Qeverisë për forcimin e rendit dhe ligjit, dhe në këtë drejtim e sheh edhe fillimin e procesit të Rishikimit Funksional të sektorit të Sundimit të Ligjit. Në hapjen e procesit të rishikimit funksional, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, para të pranishmëve të shumtë, presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, përfaqësuesve nga Ambasada e SHBA-ve, të BE-së, të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, kryeministri Haradinaj theksoi se sundimi i ligjit, është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kjo është dëshmuar me kohën, energjinë, resurset që i janë dedikuar sundimit të ligjit. Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbështetjen e këtij procesi, duke rikonfirmuar zotimet për forcimin e rendit dhe ligjit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …