Erdogan

Erdogan kritikon NATO-n për mos pjesëmarrje në luftë kundër kriminelit Assad në Siri

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan,  në fjalimin e mbajtur në Mersin, në fokus kishte ngjarjet në Siri. “Ku është NATO? Ne luftojmë kaq shumë këtu. A nuk është Turqia një anëtare e NATO-s? Në Afganistan menjëherë thirri të gjitha anëtarët e NATO-s, po për Sirinë?”, tha Erdogan duke shtuar se “Na thirrët në Afganistan erdhëm, na thirrët në Somali erdhëm, na thirrët në Ballkan erdhëm. Tani ne të thërrasim ty NATO, eja në Siri. Pse nuk vjen?”, shkruan Anadolu Agency. Duke folur për operacionin ‘Dega e Ullirit’, të cilin forcat turke e zbatojnë në veri të Sirisë, Erdogan konfirmoi se deri tani janë neutralizuar së paku 3,212 terroristë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …