Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Le të shpresojë Kadri Veseli, por deputetët e Vetëvendosjes nuk e votojnë demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, deklarimet e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli se demarkacionin do ta votojnë edhe disa  deputetë të Vetëvendosjes  i ka cilësuar  si deklaratë të  pa qëndrueshme, dhe  ka thënë se ata të cilët janë në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e votojnë Demarkacionin. Kështu që pavarësisht që pushteti shpesh herë del në gjah, unë dua të konfirmoj, që të jesh në Lëvizjen Vetëvendosje e të votosh humbjen e territorit nuk shkojnë të dyja bashkë, prandaj deklarimet e Kadri Veselit nuk qëndrojnë. Qeveria e Ramush Haradinajt nuk po arrin assesi që të sigurojë votat e mjaftueshme për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Gjatë seancave të thirrura për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Haradinaj, ka përsëritur kërkesën e tij për unifikim të tërë klasës politike për çështjen e kufirit me Malin e Zi, por pa sukses. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mungesë të numrave, po pret ndonjë reflektim pozitiv nga deputetët tashmë të përçarë  të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta votuar Demarkacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …